Nëser në ora 11:00 takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin pas “pushimit” dy javë që patën?

by Nexhat

Në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nesër pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Burime të aferta me te dya partite, kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.

banner

Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.

Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Arbër Rexhaj, nga kjo parti, deklaroi për KosovaPress, se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy