Peja 03 rikthen gjithçka në lojë , titulli vendoset në ndeshjen e fundit

by Nexhat

Peja 03 ka barazuar serinë finale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, duke rikthyer gjithçka nga fillimi në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga Mujo Thaçi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 60:65, në një përballje shumë të luftuar deri në fund, .

banner

Vlen të theksohet se e gjithë pesëshja startuese e ekipit pejan kontribuoi me pikë dyshifrore, duke dëshmuar forcën kolektive të skuadrës në këtë duel vendimtar.

Pas kësaj fitoreje, seria finale barazohet në 3:3, ndërsa kampioni i ri i Kosovës në konkurrencën e femrave do të përcaktohet në ndeshjen e fundit që zhvillohet gjatë mesjavës në Pejë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy