Kurti tha se i shkroi Hamzës, a vlen oferta që i bëri LDK’së edhe për PDK’në, çfarë thotë ai

by Nexhat

Pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryeministri i Kosovës tregoi se i ka shkruar edhe një partie tjetër për një ofertë.

Pas shterimit të mundësive me partinë e Abdixhikut, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

banner

“Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tash çka është e mundur që të ecim përpara”, tha Kurti.

Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në.

“Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja”, tha Kurti.

Kurti pas takimit pa rezultat me Abdixhikun për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri këtij të fundit.

Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut.

Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërroj vendet me Kryetaren e kuvendit nga radhët e LVV-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy