Krasniqi: Kurti e kontrollon postin e Presidentit, qëllimi i tij të blejë kohë dhe ta zbeh efektin politik të Osmanit

by Nexhat

 Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka reaguar pas takimit Kurti-Abdixhiku. Sipas Krasniqit, qëllimi i Kurtit nuk ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

“Ai tashmë e kontrollon këtë post dhe synimi i tij është ta mbajë sa më gjatë, përmes prodhimit të krizave politike dhe zvarritjes së proceseve.”

banner

Krasniqi thotë se që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte.

“Që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte. Rrjedhja e votave synohej të ndalej përmes “negociatave” të fokusuara vetëm me LDK-në. Duke rënë në këtë kurth politik, LDK jo vetëm që i mundësoi Kurtit të blejë kohë, por edhe të zbehte efektin politik që Osmani mund të prodhonte”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy