Alarmon Hamza: Nëse s’shkojmë në zgjedhje brenda afatit kushtetues futemi në anarki

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur angazhimin e vet sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Kjo u bë e ditur sot nga kryetari Bedri Hamza.

banner

Hamza në Rubikon në Klan Kosova ngriti shqetësimin se nëse nuk shkohet në zgjedhje brenda afatit kushtetues, mund të futemi në anarki.

“Në qoftë se zgjedhjet nuk organizohen në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk po i referohna datës, po i referohem vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku t’i bie data brenda atij vendimi për neve është e pranueshme”, u shpreh ai në Klan Kosova.

“Mirëpo, ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nganjëherë munden mos me na pëlqy, nganjëherë mundemi t’i komentojmë, por duhet t’i zbatojmë”, theksoi Hamza.

Bazuar në afatin e Kushtetueses, Kosova duhet ta ketë presidentin e ri deri më datë 28 prill, në të kundërten duhet të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në rast se shkohet në zgjedhje, data kur më së largu mund të mbahet ky proces është 7 qershori

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy