Dardanet me ngritje historike në ranglistën e re të FIFA-s

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), ka regjistruar  ngritje të jashtëzakonshme në renditjen më të re të FIFA, duke shënuar përmirësimin më të madh të pikëve në nivel global.

Falë rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit, Kosova ka arkëtuar 58.33 pikë, duke u ngjitur për 11 pozita në renditjen botërore. Në klasifikimin e ri, Dardanet renditen në vendin e 81-të, që njëkohësisht përbën pozicionin më të lartë në historinë e tyre.

banner

Rritja e ndjeshme e pikëve erdhi pas fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve të fundit kualifikuese.

Këto paraqitje pozitive vijnë në kuadër të kualifikimeve për kualifikueset për Botërorin 2027

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy