‘‘Kryetare e teatrit të përrallave’’, ‘‘ministre e frustruar’’,  ‘‘kujdes fjalorin’’, debat mes Musliut e Haxhiut

by Nexhat

Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

Gjatë kësaj seance, ka pasur një debat mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, dhe, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, .

banner

‘’ E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu’’, ka thënë Musliu.

‘’Faleminderit Gane, jam e nderuar’’, i është përgjigjur Haxhiut.

Gjatë këtij momenti, një deputet i VV’së dëgjohet teksa i thotë Haxhiut ‘’merrja fjalën’’.

‘’Një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe iu thotë deputetëve po tregoni përralla’’, ka shtuar Musliu.

‘’Kujdes fjalorin, nuk keni të drejtë me quajt të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, kujdes se si sillesh ndaj ministrave e deputetëve ’’ , ka thënë Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy