Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada tregon për temat që ai do t’i diskutojë në Kosovë

by Nexhat

Anu Prattipati, e ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të SHBA’ve në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker.

Në njoftimin e ambasadës, kjo vizitë është mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së’’, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy