Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre,
Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës u shpreh se Kurti si ushtrues detyre nuk ka përgjegjësi.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre. Sepse aty nuk ka përgjegjësi. As nuk ka parlament me mbikëqyr, as nuk ka Amerikë me thënë ‘implemento marrëveshje’, as nuk ka Bashkim Evropian me thënë ‘ti duhesh me ndjek rrugën e Bashkimit Evropian’. Pra, aty është konfor, në xhipat e tij 500 mijë euro të blindum edhe me xhama të zi. Pra, aty ai ndihet i rehat. Edhe kështu do të mundohet ta vazhdojë qeverisjen“, tha Behrami.

