Kurti iu çon fjalë Hamzës e Abdixhikut që të pyesin në Europë për ofertën që ua bëri , përmend Merzin, Tuskun…

by Nexhat

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur sot për ofertën që i ka bërë PDK-së e LDK-së në këmbim të një marrëveshjeje për presidentin.

Kurti ka thënë se oferta e tij ka qenë gjeneroze, derisa ka sugjeruar Bedri Hamzen e Lumir Abdixhikun për t’i pyetur grupet partiake evropiane ku janë të anëtarësuara për ofertën që ua ka thënë.

banner

Sipas Kurtit, EPP-ja nuk do të pajtohej me vendimin e Abdixhikut për të refuzuar ofertën me zëvendëskryeministër dhe katër ministri.

Kurti thotë se edhe “Renew Europe” do t’i sugjeronte Hamzës që ta pranonte ofertën me kryeparlamentarin.

“Nëse kryetari i pyet partitë popullore evropiane EPP e iu thotë që Kurti me 66 deputetë ma ka ofru zv.kryeministrin dhe katër ministri dhe kam thënë jo, jam i bindur që ata s’do ta mirëpresim. Le ta pyes kancelarin Merz, Donald Tuskun, le t’i pyet Abdixhiku, le t’i pyet miqtë e tij evropianë, mos të më pyes mua. Le ta pyes Hamza Reneë Europe, se a duhet ta pranojë kryetarin e Kuvendit, do t’i thonë po”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy