Hamiti: Punët keq e më keq në Kosovë, një pjesë e njerëzve nuk po e sheh ende

by Nexhat

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e VV-së.

Ai ka bërë me dije se me pushtetin aktual vetëm po përkeqësohet gjendja në Kosovë.

banner

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se këtë ende nuk po e shohin një pjesë e njerëzve.

“Me pushtetin e përkufizuar prej Vetëvendosjes dhe satelitëve të saj politikë si “Krejt dhe drejt”, domethanë nën pushtetin absolutist të këtyre 5 viteve, jemi ku jemi: në krizë shoqërore, politike dhe ekonomike; nën sanksione ndërkombëtare që i vuajtëm me vite. Udhëheqësit e mirë, siç po thonë ata për vete; po ashtu edhe përkrahësit e tyre. Punët keq e më keq në Kosovë, siç po e shohim. Një pjesë e njerëzve, fatkeqësisht, nuk po e sheh ende”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy