Guardiola: Man City nuk duhet të humbasë fokusin para sfidës me Burnley-n

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediat në prag të përballjes ndaj Burnley, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

“Qytetarët” synojnë të marrin kreun e tabelës në Premier League, teksa udhëtojnë drejt stadiumit “Turf Moor” për t’u përballur me një kundërshtar që lufton për mbijetesë.

banner

Skuadra e Guardiolës vjen në këtë takim pas një fitoreje të rëndësishme 2-1 ndaj rivalëve për titull, Arsenal, duke e ngushtuar diferencën në vetëm tre pikë. Një fitore ndaj Burnleyt do t’i ngjiste në vendin e parë, mbi “Topçinjtë”.

Para ndeshjes, Guardiola theksoi rëndësinë e ruajtjes së fokusit maksimal, pavarësisht se City konsiderohet favorit i madh në këtë përballje.

“Folëm menjëherë pas ndeshjes, që të mos humbasim fokusin. Arsenal është në krye të tabelës dhe për momentin do të ishin kampionë,” u shpreh ai.

Trajneri spanjoll foli edhe për lodhjen e skuadrës, duke qenë se kalendari është i ngjeshur.

“Koha e rikuperimit është shumë më e shkurtër se në dy javët e fundit, vetëm dy ditë. Prandaj duhet të shoh si janë lojtarët nga ana fizike. Ishte një ndeshje kërkuese, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht,” shtoi Guardiola.

Në fund, ai theksoi rëndësinë e ndeshjeve të mbetura në kampionat.

“Kemi edhe gjashtë ndeshje përpara. E dimë saktësisht çfarë do të ndodhë, nëse marrim rezultatin apo jo,” përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy