Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.
Në njoftimin dërguar mediave theksohet se është miratuar vendimi me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, “ratifikimi i 3 (tre) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si në vijim:
Në shkencat mjekësore, Driton Vela,
Në shkencat humane, Florim Gallopeni,
Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora”.
“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, përfundon njoftimi.

