Djali i Agim Ramadani e quan analfabet Gecin: Marre të koftë çfarë mbiemri mban

by Nexhat

Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.

Në reagimin e tij, Ramadani tha se ky është degradim.

banner

Ai e quajti Gecin “analfabet”, duke thënë se këto nuk përfaqësojnë vlera, por janë vetëm përçarje.

“Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet! Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë”, ka shkruar Ramadani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy