“Një nga ditët më të paharrueshme të karrierës”, Muriqi i motivon shokët para “6 finaleve”

by Nexhat

Vedat Muriqi i ka falënderuar tifozët e Mallorcas për transparentin gjigant që e shfaqën mbrëmë dedikuar atij pas rekordit që e vendosi si golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Sulmuesi kosovar arriti në kuotën e 55 golave duke e kaluar legjendarin Samuel Eto’o, i cili i kishte shënuar 54 gola me klubin ishullor spanjoll,

banner

E sot, “Pirati” e bëri një postim në rrjetet sociale me dedikim special dhe mirënjohës për tifozët, por edhe me porosi dhe motivim për shokët e skuadrës, me të cilët do të “luftojë” për mbetje në La Liga.

“Një nga ditët më të paharrueshme të karrierës sime, mbështetja juaj ka qenë thelbësore për mua këtë sezon. Thjesht faleminderit për gjithçka!!”

“6 finale, të bashkuar, të fortë dhe të luftojmë më shumë se kurrë!!!”.

Muriqi i ka realizuar 21 gola në këtë sezon në La Liga, tri më pak se lideri i golashënuesve, Kylian Mbappe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy