Chelsea gati ta shkarkojë trajnerin

by Nexhat

Kriza e thellë ka përfshirë Chelsea, ndërsa e ardhmja e trajnerit Liam Rosenior është vënë seriozisht në pikëpyetje.

Drejtuesit e klubit londinez po shqyrtojnë nëse do ta vazhdojnë bashkëpunimin apo ta shkarkojnë trajnerin anglez, pas një serie katastrofike rezultatesh që ka tronditur ekipin, .

banner

Forma e Chelseat është alarmante, skuadra vjen nga 5 humbje radhazi në Premier League dhe pa shënuar asnjë gol, një statistikë negative që nuk ishte parë prej më shumë se një shekulli.

Kjo seri e zezë e ka futur ekipin në një krizë të thellë, ndërsa në total Chelsea ka pësuar rreth 10 humbje këtë sezon në kampionat, duke humbur terren në garën për zonën evropiane. Gjithashtu, forma e fundit është shumë e dobët: londinezët kanë vetëm 1 fitore në 9 ndeshjet e fundit të ligës, duke treguar një rënie drastike të performancës.

Humbja e fundit 3-0 ndaj Brighton vetëm sa e përkeqësoi situatën, duke shtuar presionin mbi stafin teknik dhe lojtarët.

Tani, gjithçka është në duart e drejtuesve të klubit: të vazhdojnë me Rosenior dhe të shpresojnë në reagim, apo të ndërhyjnë menjëherë për të shpëtuar sezonin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy