Ambasada e SHBA me një video rekapitulon vizitën e Whitaker në Kosovë

by Nexhat

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shkruar se janë të nderuar që kanë organizuar vizitën e ambasadorit amerikan në NATO, Mattheë Whitaker, duke numëruar takimet që diplomati amerikan ka pasur në Kosovë.

“Ambasada e SHBA-së ishte krenare që lehtësoi vizitën e Ambasadorit Whitaker në Kosovë. Gjatë udhëtimit të tij, Ambasadori Whitaker u takua me udhëheqësit e Kosovës, personelin ushtarak amerikan dhe partnerët që punojnë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

banner

Ambasada amerikane shkroi se vizita e tij nxori në pah kontributet në rritje të Kosovës në përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes KFOR-it dhe Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Iowan.

“Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova vazhdojnë të përparojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe të forcojnë stabilitetin rajonal”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy