Gjuha seksiste e Fatos Gecit ndaj Vlora Çitakut, Deliu: Ajo i ka kaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas gjuhës seksiste të deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci ndaj Vlora Çitakut.

Deliu tha se Çitaku nuk ka nevojë për mbrojtje, pasi siç thotë ajo është forcë, standard dhe dinjitet në vetvete.

banner

Deputetja e PDK-së tha se Çitaku i ka kaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet.

“Vlora nuk ka nevojë për mbrojtje, ajo është forcë, standard dhe dinjitet në vetvete. Ajo i ka kaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet, dhe sot qëndron si shembull frymëzimi për çdo vajzë dhe grua në Kosovë. Andaj, përpjekja për ta zhvendosur vëmendjen nga deklaratat malicioze për dënimin e Hashim Thaçi te debati për seksizmin është e qëllimshme. Nuk është reagim, është shmangie. Sepse problemi nuk është vetëm një fjali, por një mendësi që përsëritet”.

“Po, Kuvendi duhet të reagojë nesër edhe për Vlorën. Të vendosë kufij për ofendues kronik dhe t’i thotë stop këtij mentaliteti. Jo për Vlorën, por për vajzat dhe gratë anekënd vendit që përballen çdo ditë me forma të ndryshme të dhunës. Por mbi të gjitha, Kuvendi duhet të përballet me nivelin ku ka rënë: kur në zemër të tij kërkohet dënim i përjetshëm për ata që e kanë themeluar atë institucion. Është në dorën e Kryetares së Kuvendit dhe të secilit deputet që nesër të flasin zëshëm, në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të atyre që e bënë të mundur këtë shtet.  Reagim. Distancim. Dënim”, ka thënë Deliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy