Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Perparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e negociatave dhe zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të qëllimshëm për bllokim institucional.
Në “Pressing” në T7, Gruda tha se procesi i zhvilluar muajt e fundit është “farsë” nga Albin Kurti, sipas tij, është dizajnuar në mënyrë që të përfundojë me dështim.
“Cili është kuptimi i negociatave nëse ne jemi të pamjaftueshëm si po na paraqet Albin Kurti, cili është kuptimi pse jemi mbledh gjithë këta muaj. Kjo që ka bërë Albin Kurti për këto muaj për zgjedhjen e Presidentit rezulton të jetë farsë dhe po e thotë vetë Kurti, e zbulon vetveten sepse i zbulon qëllimet e mbrapshta që i ka pas me dizajnu një proces që në fund dështon”, ka thënë ai.
Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, nëse procesi dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje

