Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që ka pasur sot në Bruksel me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Bislimi ka thënë se tema e parë që kanë diskutuar ka qenë plani i sekuencimit të zbatimit të Marrëvehsjes së Ohrit. Ai ka thënë se Kosova ka vërejtje për draftet që janë prezazntuar nga Miroslav Lajcak për sekuencimin, meqë sipas Bislimit se plani i Lajcak është selektiv dhe le anash disa pjesë të rëndësishme të marrëveshjes bazike,
Gjithashtu Bislimi ka thënë se në mënyrë të njëanshme iu kushton rëndësi preferencave të Serbisë dhe s’e garanton zbatimin e plotë të marrëveshjes.
“Është pa nevoja me punu edhe më tej në konretizimin e disa dokumenteve për të siguruar zbatimin e marrëveshjes bazike. Tema e parë që kemi është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajcak na ka treguar. Sepse mendojmë që ai plan është selektiv dhe len anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike. Në mënyrë të një anshme iu kushton më shumë vënemdje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton një zbatim të plotë të marrëveshjes”, ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se për planin e sekuencimit e kanë tentuar një takim trilateral në Bruksel, por që fatkeqsisht s’ka ndodhur.
“Në këtë drejtim kemi tentuar që në një takim trilateral të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike me një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mission. Por kemi ecur tutje. Fatkeqësisht s’ka pas takim trilateral”, ka shtuar Bislimi tutje.
Ai ka thënë se ia kanë listuar BE-së të gjitha kërkesat dhe obligimet që mendojnë se duhet të bien edhe mbi palën serbe dhe që duhet të konretizohen përmes planit të zbatimit dhe se po presin hapat e radhës.
“Ne ia kemi listuar BE-së të gjitha kërkesat apo obligimet që mendojmë që duhet të binë mbi palën serbe dhe që duhet të të konretizohen përmes planit të zbatimit dhe po presim hapat e radhës”, ka potencuar Bislimi.
Për dështimin e takimit trëpalësh, Bislimi ka thënë se ka qenë qëndrim i Lajcak që në këtë moment një takim i tillë jo domosdoshmërisht do të kishte kontribuar në finalizimin e dokumentit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe se për një gjë të tillë duhet një takim i nivelit të lartë.
“Ka qenë si duket qendrim i Lajcakut, që në këtë moment takimi trepalësh jo domosdoshmërisht kish kontribu në finalizimin e dokumentitt, spese menodjnë që ka nevojë për parakoordinim shtesë para se kjo të ndodhë. Madje ka ide që plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, sepse qartazi kryenegociatorët s’mund ta përfundojnë këtë process në mënyrë të suksesshme. Mendoj që ka të bëjë edhe me atë se në c’masë kryenegociatorët kanë autoritet për të negociuar dicka deri në fazën finale”, ka shtuar Bislimi.