Tahiri thotë se Kurti është “kontradiktor” për presidentin: Komplet dramë dhe tallje

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, qëndrime kontradiktore dhe mungesë konsistence në raport me çështjen e presidentit.

Në Debat Plus, Tahiri tha se Kurti ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet e tij, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme kur kishte refuzuar bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës pa një numër të caktuar deputetësh.

banner

“Është cikël i dramave të tij. A thoshte nuk hi në sallë me 81/2 deputetë, me LDK-në. Tash a po tenton të ofrojë zgjidhje me LDK-në. Po flas, kur thoshte nuk shkoj me 81/2, më vyen 86/7. Ka kontradiktë, në çka ka thënë më herët dhe çka ka thënë tash. A thoshte që kryetari i Kuvendit u krye, qeveria u kry, tash flasim për president… tash, nuk po flet për presidentin, po flet për kryetarin e Kuvendit, po flet edhe për qeverinë. Pra dy tema që ka mund t’i diskutojë me 5 janar, 20 janar, 10 shkurt. Janë dy çështje që është dashur t’i diskutojë paraprakisht.

LDK-ja por edhe PDK-ja ka qenë e hapur, ka ofruar marrëveshje gjithëpërfshirëse, ka ofruar vullnet. Nuk ka pas vullnet prej forcës kryesore politike. Që ka mund edhe Qeverinë dhe Kuvendin, përkatësish kryetarin e Kuvendit, t’i konstituojë pa neve, ka vazhduar tutje. Kur jemi ardhur të çështja e presidentit, ne i kemi pasur shumë publike qëndrimet tona. Dhe tash a po pajtohemi që kemi bërë mirë që nuk jemi ngut me fol për emra. Çka po thotë, le të ma gjen opozita një emër që i ka më shumë se 318 mijë vota, qysh i ka Glauk Konjufca. Komplet është dramë, komplet është tallje”, ka thënë Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy