Von Cramon dhe Peter Beyer i kërkojnë Kurtit ta pranojë në tërësi planin 3 pikësh të BE-së

by informim

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, thotë se ka biseduar me kolegun e saj, Peter Beyer mbi Kosovën.  

Cramon shkruan se të dy pajtohen se rruga për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës është propozimi trepikësh i Bashkimit Evropian, të cilin e ka pranuar së fundmi pala kosovare.  

banner

“Peter Beyer, një koleg dhe mik i vjetër nga Bundestagu dhe unë patëm një bisedë të shpejtë për Kosovën. U pajtuam që: rruga përpara për shtensionimin e veriut është zbatimi i planit tre pikësh të BE-së, përkrahja e forcave progresive në Kosovë, për të ardhmen e tyre evropiane dhe përparimi në dialog [me Serbinë]”, thuhet në postimin e von Crammon.

Përmes një marrëveshje të arritur më 1 korrik në Bratisllavë mes Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të Posacëm i BE-së, Miroslav Lajcak, Kosova është zotuar të ndjekë hapat e përshkruar nga BE-ja për shtensionim të situatës.

Këtu përfshihet zvogëlimi i forcave policore nga objektet e katër komunave veriore dhe mabjtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme,  koordinimi i veprimeve me Eulex-in dhe KFOR-in si dhe evitimi i veprimeve që çojnë në eskalim të situatës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy