Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

by Nexhat

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi i Guardia di Finanza në lidhje me një rrjet eskortash, në të cilin dyshohet se mund të jenë përfshirë disa futbollistë të Serie A, megjithëse aktualisht asnjë prej tyre nuk rezulton i hetuar, dhe mes emrave të përmendur është edhe ai i Rafael Leao.

Pikërisht për këtë arsye, sulmuesi i Milanit ka dashur ta sqarojë pozicionin e tij.

banner

Leao ka shkruar në “Instagram Stories”:

“Në këto ditë emri im, si ai i futbollistëve të tjerë, është shfaqur në faqe, rrjete sociale dhe gazeta në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos. Dua të sqaroj drejtpërdrejt se jam plotësisht ‘i huaj’ ndaj fakteve objekt i hetimit. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale”.

Më tej, Leao vazhdon dhe përfundon reagimin e tij:

“I ftoj të gjithë ta shmangin lidhjen e emrit tim me këtë situatë në mënyrë arbitrare ose sipërfaqësore, pa respekt për të vërtetën dhe jetën private. Para se të jemi futbollistë, jemi njerëz me familje dhe reputacion. Për këtë arsye, e kam ngarkuar tashmë avokatin tim që të më mbrojë në çdo instancë ndaj kujtdo që do të vazhdojë të përhapë lajme të rreme ose që dëmtojnë reputacionin tim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy