Jakup Krasniqi përmes Sherifit dërgon ngushëllimin për Qosjen, “të privuar nga liria nga muret e heshtura të Hagës qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”

by Nexhat

Zyrtari i partisë NISMA, Bilall Sherifi, informon se nëpërmjet telefonit, “Jakup Krasniqi më ngarkoi t’ju transmetoj telegram ngushëllimin e mëposhtëm në emër të atyre që padrejtësisht mbahen prapa grilave në Hagë”.

Letra e plotë:

banner

Të nderuar familjarë të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, z. Rexhep Qosja,

Të nderuar shqiptarë,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira!

Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit!

Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt!

Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare.

Burgu i Hagës, më 23 prill 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy