GJAKOVË/ Një person humb jetën në vendin e punës

by Nexhat

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

banner

Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga një lartësi e një objekti në ndërtim e sipër.

Burimet brenda policisë bëjnë me dije se aktualisht një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Ai dyshohet se derisa po e drejtonte Kranin, kishte lëvizur diçka që ka ndikuar deri tek rrëzimi i viktimës nga skelja. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia me njësitet relevante dhe prokurori i rastit të cilët edhe e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është iniciuar hetimi i këtij rasti”,

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion në IML”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy