Deputeti Geci thotë se i vjen keq që ra në nivelin e Çitakut, Thaçit i referohet me “individ’ e ia përmend komunikatën 59′

by Nexhat

Deputeti i GUXO-s, Fatos Geci, i cili ka qenë gjatë këtyre ditëve në qendër të vëmendjes për shkak të deklarimeve të tij të rënda ndaj Hashim Thaçit dhe ofendimin e bërë ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në ‘facebook’.

Ai ka thënë se shpreh keqardhje për mënyrën se si është shprehur ndaj Çitakut, duke thënë se s’kishte arritur të ruaj maturinë dhe se e kishte ulur nivelin e komunikimit në nivelin e deputetes Çitaku “i provokuar nga ofendimet,

banner

Deputeti Geci është sqaruar edhe për deklaratën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ka mirënjohje për UÇK’në por se kjo nuk nënkupton edhe përkrahje për “individë të caktuar”.

Ai ka përmendur komunikatën 59, duke thënë se ishte veprim që ia kishte rrezikuar familjen dhe që i kishte shkaktuar frikë.

“Këto përvoja janë të thella dhe më bëjnë që, përtej respektit të përgjithshëm për luftën e pastër të UÇK-së dhe vlera të larta, të kem qëndrime të rezervuara ndaj individëve të caktuar. Këto përjetime formësojnë qëndrimet e mia”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Dua të shpreh keqardhjen time të sinqertë për mënyrën se si jam shprehur ndaj një deputeteje në Kuvend të Republikës së Kosovës. Shprehjet e përdorura nuk pasqyrojnë nivelin e komunikimit që përfaqësoj e besoj! Shpreh keqardhje që nuk arrita ta ruaj maturinë dhe ula nivelin e komunikimit në të sajin, i ndikuar nga provokimet dhe ofendimet që m’u bënë.

Gjithashtu, dua të jem shumë i qartë në qëndrimet e mia të palëkundura ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë kam respekt dhe mirënjohje të thellë për UÇK-në, kontributi i saj është i pakrahasueshëm dhe i përjetshëm. Me respekt dhe nderim i kujtoj të gjithë ata që kanë rënë, por mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrën time.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton që mund të mbështes individë të caktuar që, në rrethana të caktuara, kanë qenë të përfshirë në veprime që kanë prekur dhe rrezikuar drejtpërdrejt familjen time. Ata që kan vetëm pak njohuri per Komunikatën 59, i kuptojnë qëndrimet e mia. Nuk mund ta harroj frikën dhe pasigurinë për të dalë i qetë nga shtëpia dhe për t’u kthyer sërish i sigurt, duke i gjetur të gjallë prindërit dhe familjen time të madhe.

Këto përvoja janë të thella dhe më bëjnë që, përtej respektit të përgjithshëm për luftën e pastër të UÇK-së dhe vlera të larta, të kem qëndrime të rezervuara ndaj individëve të caktuar. Këto përjetime formësojnë qëndrimet e mia.

I Juaji, Fatos Geci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy