Manchester City po mendon për të ardhmen në stol dhe emri që po qarkullon më së shumti në mediat britanike dhe italiane është ai i Enzo Maresca, si pasues i mundshëm i Pep Guardiola.
Sipas raportimeve të ndryshme, drejtuesit e Cityt e shohin Marescan si një profil ideal për të vazhduar filozofinë e Guardiolës, duke qenë se italiani ka punuar më parë në klub si pjesë e stafit dhe njeh mirë strukturën dhe mënyrën e lojës, .
Aktualisht në krye të një projekti të suksesshëm si trajner, Maresca ka tërhequr vëmendjen për stilin e tij të lojës, i cili është i ngjashëm me atë të Guardiolës – dominim me topin, ndërtim nga prapavija dhe kontroll i ritmit të ndeshjes.
Megjithatë, gjithçka mbetet e lidhur me të ardhmen e Guardiolës. Trajneri spanjoll nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar për qëndrimin e tij afatgjatë në “Etihad”, çka ka detyruar klubin të nisë paraprakisht vlerësimin e alternativave

