Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vlerësohet me mirënjohje nga Mbretëria e Bashkuar

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nëntoger Endi Sherifi ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon, Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij kursi intensiv, siç ka bërë të ditur FSK përmes një postimi në Facebook, ai ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse.

banner

Si rezultat i performancës së tij, Nëntoger Sherifi është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, e cila iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Bosëell.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është shprehur krenare për arritjet e pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe të ngrenë standardet profesionale të forcës”, thuhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy