Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i marrëdhënieve diplomatike e ushtarake

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në Tiranë.

Në takim, Rama tha se është biseduar për “lidhjen e ngushtë” mes dy vendeve, mes temave tjera.

banner

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkroi Rama në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy