Haradinaj pas dëshmisë së Escobarit: Kurti të largohet nga agjendat tensionuese e destruktive ku vegjetojnë Vuçiq e Dodik

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është koha e fundit që kryeministri Albin Kurti të lexojë drejtë porositë e miqve ndërkombëtarë të Kosovës.

Kjo deklaratë  e Haradinajt vjen pasi emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar ka raportuar për situatën në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën.

”Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Escobar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese.

“Është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive, ku vegjetojnë liderët pro-rus, sikurse janë dhe do të vazhdojnë të mbesin Dodik dhe Vuçiq”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikëbërësit e saj, edhe kësaj radhe po inkurajojnë Kosovën t’u qëndrojë zotimeve, të hapë rrugë për afirmim ndërkombëtar, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, për fushatë globale të njohjes, për avancim në integrim evropian dhe për zhvillim social e ekonomik, për vendosmëri në proces të rrugëtimit drejt NATO-s dhe BE-së. Këtu qëndrojnë, këtu i gjejmë dhe këtu na presin miqtë tanë strategjikë”.

“Kosova e ka për detyrim ta bëjë pjesën e saj, dhe ta përqafojë mbështetjen e parezervë të ShBA-ve dhe aleatëve, në mbylljen e plasaritjeve dhe shtigjeve të ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kurti mund të ketë ritmin dhe orën e tij, por Kosova nuk ka kohë për të humbur, veçmas kur porositë dhe pritjet e aleatit tonë janë të qarta dhe të drejtëpërdrejta”, ka shkruar Haradinaj duke shtuar se “koah është tash”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy