Gara për biletat e finalës së Kupës së Botës 2026, që do të zvhillohet më 19 korrik në MetLife Stadium, ka arritur në nivele të pazakonta me çmime të larta.
Sipas Associated Press, në portalin zyrtar të shitjes së biletave të FIFA shfaqen 4 vende në unazën e parë pas porte me çmim astronomik prej 2,299,998 dollarësh secila.
FIFA nuk i kontrollon drejtpërdrejt çmimet e vendosura nga shitësit në Marketplace-in e saj, por rregullon procesin duke përfituar 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi.
Lista e çmimeve në këtë platformë tregon mospërputhje të mëdha, ku vendet në unazën e tretë variojnë nga 23 mijë deri në 138 mijë dollarë brenda një hapësire të vogël vendesh, ndërsa biletat më “ekonomike” për finalen e turneut kushtojnë rreth 10,923 dollarë.

