Napoli regjistroi fitoren më të thellë të sezonit 2025/26, duke mposhtur bindshëm Cremonese me rezultatin 4-0.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku napolitanët shënuan tre herë. Fillimisht realizoi Scott McTominay, më pas erdhi një autogol nga Terracciano, ndërsa Kevin De Bruyne vulosi dominimin me golin e tretë para pushimit, raporton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Alisson Santos shënoi për 4-0, duke kompletuar një paraqitje spektakolare të vendasve. Në fund, McTominay pati mundësinë të thellonte edhe më shumë epërsinë, por gaboi nga pika e bardhë.
Kjo fitore e thellë e mban Napolin në vendin e dytë në Serie A me 69 pikë, duke krijuar një diferencë prej tre pikësh ndaj AC Milan.
Në anën tjetër, Cremonese mbetet në pozitë të vështirë dhe vazhdon të rrezikojë seriozisht rënien nga elita.
Në xhiron e ardhshme, Napoli do të luajë në transfertë ndaj Como, ndërsa Cremonese do të përballet me Lazio.

