Bellerin “shpëton” Betisin në fund, Reali ndalet në barazim

by Nexhat

Real Betis dhe Real Madrid ndanë pikët në një barazim 1-1, në një ndeshje të mbushur me raste, por që u vendos vetëm në çastet e fundit.

Skuadra madrilene ishte pranë fitores, por në minutën e 94-të u ndëshkua nga Hector Bellerin, i cili shënoi golin e barazimit dhe shpëtoi Betisin nga humbja në sekondat e fundit.

banner

Pavarësisht dominimit dhe rasteve të shumta nga të dyja anët, rezultati mbeti i ngushtë, duke reflektuar mungesën e konkretizimit para portës.

Pas këtij barazimi, Reali mbetet me 74 pikë në La Liga, tetë më pak se Barcelona, e cila është shumë pranë shpalljes kampione dhe praktikisht ka siguruar titullin.

Në xhiron e ardhshme, Real Madridi udhëton te Espanyol, ndërsa Betisi do të presë Real Oviedo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy