Dyshimet për kurdisje, reagon FFK

by Nexhat

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha ndeshjet e kampionatit, duke theksuar përkushtimin maksimal për ruajtjen e integritetit të garave.

Sipas njoftimit, përveç strukturave të brendshme, edhe një organizatë e kontraktuar nga UEFA realizon monitorim dhe analiza të specializuara për çështje që lidhen me integritetin e ndeshjeve.

banner

FFK bëri të ditur se brenda selisë së tyre funksionon Komisioni i Integritetit të Garave, i cili angazhon përfaqësues në çdo ndeshje me qëllim mbikëqyrjen dhe raportimin e çdo situate të dyshimtë që mund të cenojë garën.

Federata thekson se nuk toleron asnjë formë të manipulimit apo ndikimit të paligjshëm në rezultatet sportive.

Në reagim ndaj deklaratave publike nga zyrtarë klubesh, FFK bëri të ditur se do t’i trajtojë ato me seriozitet dhe në përputhje me rregulloret në fuqi.

Po ashtu, në hetim do të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse në kuadër të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të cilat tashmë janë të njoftuara.

FFK konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm me mekanizmat e UEFA-s, ndërsa ndeshjet në fjalë kanë qenë dhe mbeten nën monitorim.

Megjithatë, federata thekson se shpesh në opinion qarkullojnë deklarata të pabazuara që mund të dëmtojnë imazhin e klubeve dhe të futbollit kosovar, duke u bërë thirrje të gjithëve që çdo pretendim ta mbështesin me prova konkrete.

Federata garanton se çdo individ apo klub që vërtetohet se ka cenuar integritetin e garave do të përballet me masa të rrepta disiplinore, deri në përjashtim nga garat, në përputhje me rregulloret vendore dhe ato të UEFA dhe FIFA.

Gjithashtu, rikujtohet se klubet pretendente për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare janë nën monitorim të vazhdueshëm, pasi UEFA nuk lejon përfshirjen e ekipeve që cenojnë integritetin e ndeshjeve.

Në fund, FFK u bëri thirrje të gjithë personave që posedojnë informata të besueshme për raste të tilla që t’i paraqesin ato tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, duke theksuar se vetëm përmes provave konkrete mund të ndërmerren veprime të drejta dhe efektive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy