Lushaku: Rexhep Qosja zë i fuqishëm për më shumë se gjysmë shekulli

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se akademik, ishte Rexhep Qosja zë i fuqishëm në debatin shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli.

Lushaku tha se veprat e Rexhep Qosjes përbëjnë trashëgimi të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish.

banner

“Zë i fuqishëm në debatin shqiptarë për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktorë të shkencave filologjike në Kosovë dhe një  nga kontribuuesit kryesor në zhvillimin e studimeve albanologjike në vendin tonë…ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish e studentësh veprat e tij shkencore dhe letrare përbëjnë një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare  veprat dhe studimet mbi letërsinë shqiptar e vendosën atë në mesin e figurave kyçe të mendimit letrat shqiptarë“, deklaroi ajo.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy