Afati drejt fundit, Tahiri: Situata tregon papërgjegjësi – Kosova është në prag të zgjedhjeve

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka komentuar situatën aktuale sa i përket çështjes së presidentit.

Para seancës, deputeti tha se situata vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve, dhe sipas tij, kjo është papërgjegjësi e shumicës parlamentare, njofton Klankosova.

banner

“Ajo që është shumë shqetësuese dhe brengë e secilit qytetarë është tema kryesore, zgjidhja dhe zgjedhja e presidentit. Jemi në ditën e fundit, po na përsëritet situata e para disa muajve kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë kush janë kandidatët unifikues të cilët potencialisht mund t’i marrin 80 votat në Kuvend, kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e shumicës parlamentare”, deklaroi Tahiri.

“Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe na tregon për një eksperiment të vazhdueshëm”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy