Këshilli i Cilësisë, Kuvendi miraton emrin e Driton Velës dhe dy anëtarëve të tjerë

by Nexhat

Kuvendi i Kosova ka miratuar me 57 vota pro, katër kundër dhe një abstenim emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në kuadër të Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Të emëruarit janë Driton Vela dhe Florim Gallopeni me mandat katërvjeçar, si dhe Shkurtë Bajgora me mandat dyvjeçar.

banner

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku, shpjegoi se procesi i përzgjedhjes kishte nisur më 1 prill 2026 dhe kishte përfshirë një thirrje publike për nominime, e hapur nga 7 deri më 15 prill.

Ai theksoi se përzgjedhja është bërë në bazë të nevojave prioritare në fushat e shkencave sociale dhe humane, si dhe në mjekësi.

Sipas tij, një komision pesëanëtarësh, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve akademike, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, ka shqyrtuar aplikimet dhe ka përzgjedhur tetë kandidatë që plotësonin kriteret. Nga këta, tre emra iu propozuan Qeverisë dhe më pas Kuvendit për miratim.

Megjithatë, procesi është shoqëruar me kritika të ashpra nga opozita.

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, e cilësoi këtë veprim si përpjekje për politizim të institucioneve të pavarura në arsim.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se procesi ka qenë i kontestuar dhe jashtë standardeve, duke përmendur mungesën e intervistimit të kandidatëve dhe vlerësimin e shpejtë të tyre.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin për rrezikun e politizimit të Agjencisë së Akreditimit, duke rikujtuar përjashtimin e mëhershëm të këtij institucioni nga organizatat ndërkombëtare të cilësisë në arsimin e lartë, si ENQA dhe EQAR.

Pavarësisht kundërshtimeve, shumica parlamentare e miratoi vendimin, duke hapur rrugë për fillimin e mandateve të anëtarëve të rinj në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy