Avokati Besnik Berisha thotë se prokurori Rasim Maloku është denoncuar nga një prokurore për “ngacmim seksual”, por sipas tij shefi e ka ndaluar në mënyrë që të mos bëhet “përrallë”.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka shkruar se prokurori Maloku në seminare iu shkonte në dhomë të hotelit kolegeve për “shoqërim”.
Sipas tij, prokurori është i shantazhuar edhe me video prostitutkash.
Postimi i tij i plotë
Edhe nje fakt per Rasimin;
Ai pervecse eshte kriminel, shatazhues dhe i shantazhuar, ai kishte edhe nje dhunti tjeter :
Gjate seminareve kish deshire me iu shku kolegeve ne dhome te hotelit e me iu ofru “shoqerim”.
Kete ma konfirmuan koleget e tij deshmitar ne nje rast kur nje prokurore e ka denoncuar per ngacmim seksual , por per te mos u be perralle, shefi i tyre e paska ndale.
Pra Rasimi eshte edhe pa moral, ndaj edhe me video prostitutkash e shantazhojne.
Prokurori duhet te kete vlera te larta morale, ky s’i ka, prandaj e neshtrojne dhe shantazhojne!