“Ka patologji anti-shqiptare”, Kola: Bashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit, është…

by Nexhat

Drejtori ekzekutiv i Institutit të studimeve sociale dhe humane, Laert Kola i i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur në lidhje me marrëdhëniet e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Gjatë fjalës së tij, u shpreh se situata në Kosovë nuk është e njëjtë si në Maqedoni teksa e ka cilësuar se atje shqiptarët janë në siklet. Sipas tij bashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit por është projekt pro Mickoskit.

banner

“Kosova për mendimin tim nuk është asgjë me çfarë sikleti e ka futur botën shqiptare në Maqedoni. Pra për shembull, për mendimin tim mund të jetë ndonjë urrejtje patologjike që ky ka, po flas mbase me luftën.

E di ç’më habit mua në Maqedoni, që nuk është se është projekt kundra Ali Ahmetit është projekt pro Mickoskit pra nuk është thjesht si të thuash që unë dua që të krijoj një klasë të re politike sepse siç tha dhe zotëria, pse duhet që për shembull ti të investohesh për të bashkuar disa ish-funksionarë të BDI-së në një subjekt por është një projekt i cili nisi me shtyrjen e Arben Taravarit si kandidat për president.

Pra është goditja e parë që i bëri në favor të Mickoskit sepse dobësoi totalisht Stevo Pendarovskin që do ruante një lloj balance dhe shkatërroi plotësisht LSDM-në. Pra ishte dhe kontributi i këtij që e bëri këtë gjë dhe pastaj bashkëjeton me një njeri i cili ka një patologji antishqiptare të dukshme të shprehur”, tha ai ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy