Policia shqiptare ka rrethuar një zonë në rrugën “Petraq Shomo” në Korçë, pasi kanë pranuar një telefonatë për praninë e një mjeti të dyshimtë.
Në këtë zonë, forcat policore kanë vendosur një perimetër sigurie, teksa po vijojnë veprimet për të kontrolluar mjetin e dyshuar në një veturë.
Sipas informacioneve paraprake që raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet për një pako të dyshimtë brenda një automjeti.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.
Forcat e policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

