“Nëse Rama s’vjen në interpelancë mos pranoni delegimin te ministrat”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës

by Nexhat

Një ditë para seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u dha një porozi deputetëve të tij.

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni delegimin te ministrat”, u tha Berisha demokratëve, ndërsa shtoi se nëse vazhdon delegimi ‘do të përfundojmë te drejtorët e ministrive’.

banner

Nëse neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri është i detyruar të paraqitet në interpelancë, asnjë deputet s’do pranojë delegimin e interpelancës. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Çdo deputet që i kërkon kryeministrit interpelancë… se do përfundojmë kështu te drejtorët e ministrive. Ministri do i thotë zëvendësit dhe zëvendësi drejtorit. Nuk vjen?! Mirë, pastaj marrim vendimet tona. Por ne nuk pranojmë delegimin“, tha ndër të tjera Berisha./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy