59
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha para 13 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet historike të Kosovës dhe të drejtën tonë për shtet.
“Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit. Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euroatlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tha se SHBA e BE është rruga e vetme për Kosovën.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”.