Manuel Neueri dyshohet se ka shkelur rregulloret zyrtare të FIFA-s për pajisjet sportive gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Curaçaos.
Portieri 40-vjeçar, i cili u rikthye papritur në kombëtaren e Gjermanisë nga pensionimi dhe u përfshi në listën prej 26 lojtarësh të trajnerit Julian Nagelsmann, bëri paraqitjen e tij të parë me kombëtaren pas 710 ditësh të dielën.
Ndeshja e fundit e Neuerit me Gjermaninë kishte qenë humbja ndaj Spanjës në çerekfinalen e Euro 2024.
Paraqitja e tij në “Houston Stadium” u ndoq me shumë vëmendje pasi Nagelsmann e preferoi në formacionin titullar para Oliver Baumann.
Megjithatë, më shumë sesa performanca e tij, vëmendjen e tërhoqi fanella që kishte veshur.
Një tifoz shkroi në rrjetet sociale: “Pse u lejua Neuer të mbante një bluzë të bardhë me mëngë të gjata që dukej poshtë fanellës së gjelbër?”.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të vendosë FIFA tani”.

