Unitedi arrin marrëveshje rekorde me “Amazon”, për një dokumentar rreth sezonit të ri

by Nexhat

Manchester Unitedi ka arritur një marrëveshje rekord me “Amazon Prime Video” për një dokumentar të tipit “All or Nothing”, i cili do të ndjekë sezonin 2026-27 të klubit.

Sipas raportimeve, seria do të ketë akses të plotë brenda klubit dhe do të xhirohet gjatë një periudhe transformimi të ri nën drejtimin e ish-lojtarit Michael Carrickut dhe strukturës sportive të “INEOS”.

banner

Dokumentari pritet të nisë xhirimet këtë verë, ndërsa publikimi global është planifikuar për verën e vitit 2027.

Ai do të tregojë jetën e përditshme në klub, nga dhomat e zhveshjes deri te qendra stërvitore në Carrington.

Ky projekt do të jetë pjesë e serisë së famshme të “Amazon”, e cila më parë ka ndjekur klube si Arsenali, Manchester City dhe Tottenham Hotspuri.

Sipas “The Athletic”, Manchester Unitedi ka siguruar një tarifë rekord për aksesin në prapaskenë, duke reflektuar interesin e madh global për klubin.

Marrëveshja nuk ishte e lehtë për t’u finalizuar.

Në fillim, ish-trajneri Rúben Amorimi kishte shprehur rezerva, duke frikësuar se kamerat mund të ndikonin negativisht në ambientin e ekipit.

Megjithatë, pas stabilizimit të situatës sportive dhe rikthimit të klubit në kompeticionet evropiane, drejtuesit vendosën se momenti ishte i duhur për të hapur dyert për publikun.

Sipas deklaratës zyrtare të klubit, qëllimi është të tregojë “kulturën, ambicien dhe njerëzit” pas një prej klubeve më të mëdha në botë, duke ofruar akses të rrallë në jetën e brendshme të skuadrës.

Dokumentari pritet të fokusohet si në momentet pozitive ashtu edhe në ato të vështira të sezonit, duke sjellë një pamje më njerëzore të një klubi me rreth 1.1 miliard tifozë në mbarë botën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy