Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Izraeli ia detyron ekzistencën e tij të vazhdueshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nëse nuk do të ishte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mua në krye sepse, Obama ishte e kundërta, Izraeli nuk do të ekzistonte tani. Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut, 100 për qind. Dhe çdo person i mençur në Izrael e di këtë”, tha presidenti amerikan Donald Trump gjatë komenteve të tij në samitin e liderëve botërorë të G7 në Francë.
Trump kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai duhet të jetë “më i përgjegjshëm në lidhje me Libanin”.
Izraeli dhe Hezbollahu vazhduan përplasjet edhe dje, ndërsa Netanyahu e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërheqë forcat izraelite nga jugu i Libanit, nga Rripi i Gazës apo nga Siria
🇺🇸🇮🇱 Trump:
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 16, 2026
"If it weren't for the United States of America, Israel would not exist right now.
Every smart person in Israel knows that."
Ben Gvir must be reaching for his phone right now to tweet something about this…
Writer: Samuelpic.twitter.com/F5xJoDkQzA https://t.co/bXY3ES2x5R

