Liverpool përgatit ofertë të re për Diomanden, Leipzig kërkon shumë

by Nexhat

Liverpool po vazhdon të shtyjë fort për transferimin e talentit të ri Yan Diomande, i cili mbetet objektivi kryesor i klubit për krahun e sulmit.

Sipas raportimeve të Nicolo Schira, RB Leipzig ka vendosur një çmim të lartë për lojtarin, duke kërkuar mes 120 dhe 130 milionë euro për ta lënë të lirë “wonderkid”-in e tyre. Klubi gjerman ka refuzuar tashmë ofertën e parë të Liverpoolit, e cila besohet të ketë qenë rreth 100 milionë euro.

banner

Megjithatë, “The Reds” nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit dhe po përgatitin një ofertë të re për të bindur Leipzigun që të hapë derën e largimit për talentin e ri.

Në rast se marrëveshja finalizohet, Liverpool është i gatshëm t’i ofrojë Diomandes një kontratë afatgjatë deri në vitin 2032, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të projektit të ardhshëm në Anfield.

Beteja për nënshkrimin e tij pritet të intensifikohet në javët në vijim, me Leipzig që mban qëndrim të fortë dhe Liverpool që synon të mos dorëzohet lehtë për një nga talentet më premtues në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy