Dy javë më parë njoftoi se nuk do të largohej/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen!

by Nexhat

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Starmer deklaron se çdo vendim që ka marrë e ka bërë për ta vendosur Britaninë në vend të parë.

Dorëheqjen e njoftoi në një deklaratë para rezidencës në “Downing Street”.
Ky akt vjen pas humbjes së Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale, gjë që thelloi krizën brenda partisë.

banner

Pakënaqësia ndaj udhëheqjes së Starmer u thellua pas largimit të Sekretarit të Shëndetësisë, Wes Streeting, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar. Në deklaratat e tij publike, Streeting kritikoi ashpër atë që e cilësoi si mungesë vendosmërie nga ana e kryeministrit dhe la të hapur mundësinë për të kandiduar në të ardhmen për drejtimin e partisë.

Një tjetër goditje për qeverinë erdhi këtë muaj me dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, John Healey. Healey u largua pas një mosmarrëveshjeje mbi financimin e forcave të armatosura, duke akuzuar Starmer se nuk kishte përmbushur premtimet publike të bëra lidhur me buxhetin ushtarak.

Dorëheqjet e dy figurave kyçe kanë shtuar spekulimet për tensione të brendshme në qeveri dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin e udhëheqjes së Keir Starmer në një periudhë sfiduese politike.

Në fjalimin e tij të dorëheqjes Keir Starmer deklaroi se do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar një dorëzim të rregullt të pushtetit dhe do t’i japë pasardhësit të tij mbështetjen e tij

Starmer deklaroi se foli me mbretin këtë mëngjes për ta informuar për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Sa i përket krizës brenda Laburistëve tha se i kërkoi Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të partisë të përcaktojë një orar me hapjen e nominimeve për udhëheqjen më 9 korrik, proces që do të mbyllet përpara se Parlamenti të kthehet në shtator

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy