Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit

by Nexhat

Lionel Messi ka shkruar edhe një kapitull tjetër në historinë e futbollit, pasi me dy golat e realizuar ndaj Austrisë është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Ylli argjentinas ka kaluar ish-futbollistin gjerman Miroslav Klose dhe ka arritur në kuotën e tetëmbëdhjetë golave në turneun më prestigjioz të futbollit në botë.

banner

Rekordi i Kloses, i vendosur në vitin 2014, për shumë vite ishte konsideruar një nga arritjet më të vështira për t’u thyer. Megjithatë, Messi tashmë ka vendosur emrin e tij në krye të kësaj liste.

Messi, i cili mbush tridhjetë e nëntë vjet pas dy ditësh, vazhdon të thyejë rekorde edhe në fundin e karrierës së tij. Me këtë paraqitje, ai ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Botës.

Përveç rekordit të golave, Messi është vetëm një asist larg rekordit absolut të asistimeve në historinë e Botërorit. Aktualisht ai është i barabartë me legjendën tjetër argjentinase, Diego Maradona, me nga tetë asistime

Argjentina ka regjistruar fitoren e dytë në Grupin J të Kupës së Botës 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Austrisë me rezultat minimal 2-0 në një ndeshje të luftuar, ku edhe kësaj radhe protagonisti kryesor ishte Lionel Messi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy