Drita zyrtarizon transferimin e belgut William Baeten

by Nexhat

FC Drita ka prezantuar përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv belg William Baeten.

Klubi gjilanas njoftoi se Baeten i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, duke u bërë pjesë e projektit të Dritës për edicionin e ardhshëm.

banner

Futbollisti belg vjen nga Flamurtari Vlorë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për klubet e njohura rumune FCSB dhe Universitatea Craiova.

Drejtuesit e Dritës besojnë se përvoja dhe cilësitë e Baeten në repartin ofensiv do t’i japin më shumë kreativitet dhe forcë skuadrës në ndeshjet e kampionatit dhe në garat evropiane.

“William Baeten bardh e kaltër. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti William Baeten është përforcimi ynë i radhës, i cili i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në Bansko”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me afrimin e Baeten, Drita vazhdon të përforcojë skuadrën para nisjes së sezonit të ri, duke synuar të mbetet një nga pretendentet kryesore për trofetë në futbollin kosovar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy