Carragher këshillon Tuchel-in: Rice duhet të luajë, Saka të mos rrezikohet

by Nexhat

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, ka këshilluar trajnerin Thomas Tuchel që të aktivizojë Declan Rice në ndeshjen e rëndësishme ndaj Ganës, por të mos nxitojë me rikthimin e Bukayo Saka.

Rice u zëvendësua në minutën e 72-të në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Grupit L, por më vonë konfirmoi se bëhej fjalë vetëm për menaxhimin e një problemi të vjetër në tendinën e pasme të kofshës dhe jo për një lëndim serioz.

banner

Sipas Carragherit, mesfushori i Arsenalit është shumë i rëndësishëm për Anglinë dhe nuk duhet të pushohet në një ndeshje me peshë si ajo ndaj Ganës.

“Nuk pushon lojtarë kur je në Kupën e Botës. Nëse Anglia fiton ndaj Ganës dhe siguron vendin e parë në grup, atëherë mund të mendosh për rotacione në ndeshjen e tretë. Nuk mendoj se je në situatë për ta lënë jashtë Declan Rice”, deklaroi Carragher.

Ai shtoi se largimi i Rice nga fusha kundër Kroacisë ishte më shumë një masë paraprake sesa pasojë e një lëndim.

Në anën tjetër, ish-futbollisti anglez mendon se Anglia duhet të jetë më e kujdesshme me Sakan, i cili ende po rikuperohet plotësisht pas problemeve fizike që e kanë shoqëruar muajt e fundit.

“Fakti që Saka nuk e nisi ndeshjen e parë tregon se situata e tij është më delikate se ajo e Rice. Nuk duhet rrezikuar, sepse Anglia nuk dëshiron ta humbasë për pjesën tjetër të turneut”, theksoi ai.

Sipas raportimeve, Tuchel pritet t’i besojë sërish Noni Madueke nga minuta e parë në krahun ofensiv, ndërsa ende po shqyrton disa ndryshime në formacion për sfidën ndaj Ganës.

Një fitore e Anglisë ndaj përfaqësueses afrikane do t’i siguronte “Tre Luanëve” kualifikimin në fazën eliminatore dhe do t’i afronte shumë pranë vendit të parë në Grupin L

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy